Subscribe

Regjistrohet nje tjeter incident, ne objektet tona ushtarake!

 

Mengjesin e kesaj te diele sic ben me dije Ministria e Mbrojtjes jane ndaluar ne uzinen e Policanit, kater shtetas nga Cekia.

 

Behet fjale per dy çifte.

 

Dy meshkujt kane kthyer kycin e tunelit qe te fut brenda ne Uzinen e armeve ne Polican.

 

Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.
Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *