E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tjetër hapësirë për fëmijët

Tashme edhe fëmijët qe jetojnë ne zonën e Komunës se Parisit, do te kene këndin e lojërave. Pasi pa nga afër investimi kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, tha se kjo hapësire, nuk do t’u shërbejë vetëm fëmijëve. Gjate takimit qe pati me fëmijët dhe banoret e zonës, kryebashkiaku u kërkoi atyre ta mirëmbajnë dhe të mos e dëmtojnë. “Dua që t’ju lë një porosi: E di se ju kujdeseni që lodrat dhe lulishtet t’i mbani pastër, por na ndihmoni edhe me të rriturit, që ata të mos bëjnë pis”, u tha ai fëmijëve. Në këtë lagje janë vendosur lodra të ndryshme për fëmijët e të gjitha grupmoshave, por edhe stola që do të shërbejnë si mjedise çlodhëse për prindërit apo gjyshërit e te vegjëlve.

Më shumë video

Reklamë