Subscribe

Edhe fëmijët në rrugën “Sulejman Delvina” shumë shpejt do të kenë një kënd të ri lojërash. Pasi inspektoi fillimin e punimeve, kryebashkiaku Veliaj, tha se ky investim do të jetë dhurata e vitit të ri për fëmijët.

“Jam shumë i lumtur që po fillojmë një kënd të ri lojërash. Kjo është si ato lojërat për fëmijë, ku ndoshta çdo copë në vetvete nuk duket se ka ndonjë rëndësi të veçantë, por kur copat bëhen bashkë, krijojmë fotografinë e një komuniteti që funksionon. Këtë kënd do ta përfundojmë përpara festave të Vitit të Ri. Jam mirënjohës që shumë kompani i janë bashkuar kësaj nisme, për të dhënë diçka mbrapsht në komunitet, dhe kur edhe ky kënd të ketë mbaruar te “Sulejman Delvina” do të kemi një hapësirë që do të mbledhë bashkë jo vetëm fëmijët, por edhe gjyshërit e prindërit”.

Kryebashkiaku u bëri thirrje administratorëve dhe qytetarëve që të bashkëpunojnë me Bashkinë për t’i shndërruar keto hapësira në kënde çlodhëse.

“Më vjen mirë që pas gjithë atij sherri të madh te këndi i lodrave te Liqeni, jo vetëm që ai po shfrytëzohet maksimalisht, por ka filluar një trend në të gjithë Tiranën, për të pasur sa më shumë kënde të tilla”, tha Veliaj. Ai u shprehu mirënjohjen kompanive për përgjegjshmërinë sociale që kanë treguar, duke kontribuar për përmirësimin e jetesës në kryeqytet.

Ky është këndi i dhjete 10 i lodrave qe ndërtohet ndersa tre të tjerë janë drejt përfundimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *