Subscribe

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një grabitje të ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës. Ngjarja e rëndë ndodhi në oren1:30 të mëngjesit duke u gdhire e enjtja, kur persona të armatosur dhe të maskuar hynë në banesën e familjes Sela për të vjedhur. I moshuari Vasil Sela ishte me bashkëshorten e tij kur ndodhi ngjarja dhe sipas policise ai ka ndjerë zhurmën e grabitësve në momentin që këta të fundit kanë hyrë në banesë. Kryefamiljari është përleshur me keqbërësit, duke mbetur i plagosur me armë zjarri në të dyja këmbët. I dëmtuari u dërgua drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për marrjen e ndihmës së nevojshme për shkak se kishte humbur shumë gjak. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe as se sa ka qenë shuma e grabitur, ndërsa efektivët blu, po punojnë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.
Kjo është grabitja e dytë e ndodhur në Lezhë brenda tri ditëve. Maskat goditen edhe banesën e këngëtarit Zef Beka, duke i grabitur rreth 1.5 milion leke dhe duke i terrorizuar familjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *