E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tjetër gol nga Endri Çekiçi

Futbollisti i talentuar i shpresave Endri Çekiçi vazhdon te paraqitet ne mënyrën me te mire te skuadra e tij Lokomotiva e Zagrebit. Ne javën e 34 te kampionatit kroat, pogradecari realizoi mjaft te bukur ne goditje dënimi per skuadrën e tij, por Lokomotiv ne fund u mund nga Zapresic me rezultatin 3-1. 19-vjeçari realizoi ne minutën e 11 te takimit, duke i dhëne avantazhin provizor ekipit te tij . Për Çekiçin qe ka ardhur ne formën e borxhit nga Dinamo dhe do te rikthehet aty ne fund te sezonit, ky ishte goli i trete për skuadrën e dyte te Zagrebit. Te skuadra e Lokomotivës luajtën edhe dy lojtaret e tjerë te ekipit Shpresa, Eros Grezda i cili u zëvendësua ne minutën e 63 dhe Herdi Prenga përgjatë gjithë takimit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë