E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tjetër goditje për nismën e Trump kundër muslimaneve

Nisma e Presidentit te Shteteve te Bashkuara per te kufizuar hyrjen e shtetasve nga gjashte vende myslimane ka marre nje tjetër goditje te forte. Një gjykatës ka marre vendim kundër propozimit te administratës së Trump. Urdhri i shefit te Shtëpisë se Bardhe parashikon qe shtetas nga vendet myslimane mund te hyjnë ne SHBA vetem ne rastet kur kane atje bashkëshortet dhe femijet.

 

Por gjykatësi Derric Watson thotë se kjo është shkelje e te drejtave. Sipas tij gjyshërit, xhaxhallarët, hallat dhe të afërmit e tjerë amerikanë të ndaluar aktualisht nga administrata duhet të lejohen në vend.

 

Reklamë

Gjykatësi shtoi se administrata e Trump kishte një “lexim tepër të kufizuar” të asaj që përbënte një marrëdhënie të ngushtë familjare. Ai tha se gjyshërit ishin “epiteti” e anëtarëve të familjes së ngushtë. Watson është pyetur nga shtetit i Havait për të interpretuar vendimin e Gjykatës Supreme, ku thuhet se ndalimi 90 ditorë vlen për refugjatët dhe qytetarët nga Irani, Siria, Somalia, Libia, Jemeni dhe Sudani.

 

Administrata e Trump ka vendosur 50 ditë kohë , qe qeveritë e vendeve te prekura të vërtetojnë se shtetasit e tyre se i plotësojnë kërkesat e reja të udhëtimit të SHBA.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë