Italia është skuadra e radhës qe pret një bilete për ne 1/8 e finaleve te Euro 2016. Ne Tuluze skuadra e Antonio Kontes fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Suedisë, fale supergolit te Eder ne fundin e takimit, duke mbajtur vendin e pare ne kuotën e 6 pikëve ne grupin E. Nje ndeshje e vështire per axurrit pjesa e pare te cilët vuajtën përballe fizikut te suedezeve ku këto 45 minuta ishin me agresive se kundërshtari. Gjithsesi pak emocione ne kete pjese edhe pse Suedia me kërkuese ndaj golit. Ne pjesën e dyte duket se ndryshoi diçka ne loje per italianet, por ne fakt rastin me te mire e kishin skandinavet kur Zlatan Ibrahimoviç ne minutën e 72, dy metra larg portës, nuk arriti ta çonte topin ne rrjete. 10 minuta me vone skuadra e Antonio Kontes kishte mundësinë e zhbllokimit te rezultatit, por gjuajtja e Parolo me koke, përfundoi ne traverse. Por ne minutën e 88 Eder beri te pamundurën duke i dhënë nje fund te lumtur këtij takimi Italisë. Interisti ne një aksion alla Roby Baxhio beri gjithçka vete: vrapoi, markoi dy-tre kundërshtare dhe me nje goditje mjeshtërore çoi topin ne rrjete. Mision i arritur per Italinë nje jave nga përfundimi i fazës ne grupe. Një avantazh i madh nga ana psikologjike per nje skuadër qe nuk ishte ne listën e pretendeteve para fillimit te këtij evropiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *