Subscribe

Një ditë pas dërgimit në gjykatë të dosjes për Emiljano Shullazin, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një tjetër hetim për të dhe 15 persona të tjerë.

 

Burime pranë grupit hetimor thanë se Shullazi po hetohet sëbashku me grupin e tij, ku përfshihet dhe emri i Ervis Martinaj i akuzuar për vrasje dy vite më parë në Linzë të Dajtit dhe shpallur në kërkim.

 

Sipas organit të akuzës, ata po hetohen për një sërë veprash penale si trafiku i drogës përmes Durrësit në drejtim të Italisë, gjobëvënia e disa biznesmenëve të ndryshëm të vendit, por edhe të një vrasjeje e ndodhur në Durrës, si pasojë e përplasjes mes bandave.

 

Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet edhe për Ervis Martinaj, pas dëshmisë së dhënë nga bashkëpunëtori i drejtësisë Ylvi Beqja. Sipas këtij të fundit, Martinaj i ka ofruar shuma të mëdha parash, që të ndryshoi qëndrimin dhe dëshminë përball Emiljano Shullazit. Veç Martinajt mësohet se Prokuroria po heton edhe disa persona të tjerë, biznesmen të ndryshëm, të cilët kanë akuzuar për mashtrim dëshmitarin e mbrojtjes. Një ditë më parë Emiljano Shullazi dhe katër shokët e tij: Besmir Shullazi, Gilmando Dani Endrit Qyqa dhe Endrit Zela, akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe “shtrëngim për dhënie të pasurisë” gjate periudhës 2014-2016.

 

Prova më e fortë e prokurorisë kundër Shullazit është dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili pretendonte se është kërcënuar për dhënien e pronës së ish-hotel ‘Vollgës’ në Durrës. Gjithashtu, Emiljano Shullazi, akuzohet  edhe për kërcënimin që i ka bërë vitin e kaluar kandidatit për rektor ne universitetin e Tiranës, Mynyr Koni dhe dekanit Dhori Kule.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *