E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Tjetër dorëheqje nga Vetëvendosje, largohet Dardan Sejdiu

Pas dorëheqjes së kreut të lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymerit, pak ditë më parë, nga kjo parti është njoftuar edhe largimi i një tjetër drejtuesi të rëndësishëm, Dardan Sejdiu. Në një letër drejtuar partisë, Sejdiu shkruan se dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti i nënkryetarit të parë, por do të vazhdojë detyrën e tij si deputet e anëtar i kësaj force politike sipas bindjeve të tij.

 

Sejdiu shpjegon se dorëheqja vjen në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit ne lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se shpreh keqardhje për problematikat brenda kësaj force politike. Ndërkohë, kryesia e Vetëvendosjes është mbledhur për të diskutuar mbi largimet e fundit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë