E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Video · Vendi

Tjetër aksident në Vlorë, plagoset rëndë një person

Një tjetër aksident është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Vlorë.

Pranë Prefekturës së qytetit, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti, është dëmtuar një person, i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po mëson më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi: 

Reklamë

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen “Hajro Çakërri”, shtetasi E. M., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 15 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

/vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë