E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tjetër aksident në Lezhë, një person në gjendje të rëndë

Një tjeter aksident është regjistruar në Lezhë, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Një motorr është përplasur me një zetor dhe si pasojë një person është në gjendje të rëndë.

Ky aksident vjen pas atij të natës së djeshme, ku mbeti viktimë një person dhe u plagos një tjetër.

Reklamë

Drejtuesi i njërit prej mjeteve humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, teksa një i ri u dërgua në spital.

“Rreth orës 09:30, në fshatin Dajç, motomjeti me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë