Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rëmbec të Maliqit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

 

Kujtim Hazizi u nis në gjendje të rëndë drejt spitalit të Korçës, mirëpo nuk mundi të mbijetonte, duke gjetur vdekjen.

 

Policia po heton për shakqet e këtij aksidenti. Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariatin e Maliqit drejtuesi i mjetit, Lorenc Tome.

 

Ky aks rrugor disa herë është bërë burim aksidentesh, për shkak të sinjalistikës, e po ashtu edhe nga shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesve të mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *