E hënë, 23 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tjetër aksident ajror, plagosen dy persona

Një tjetër aksident ajror ka ndodhur këtë të dielë. Pasditen e sotme në avion i vogël është rrëzuar disa qindra metra larg pistës ku duhej të ulej.

Aksidenti ka ndodhur në aeroportin e Stuttgart-it.

Avioni i tipit Cessna C-172, një mjet ajror me katër vende, ishte nisur në orën 15:39 nga Leutkirch në Allgäu dhe aksidenti thuhet se ka ndodhur në orën 16:21 pranë aeroportit të Stuttgart-it.

Sipas gjermanes Bild, në momentin e aksidentit, ishte tashmë errësirë, dhe zona përreth aeroportit ishte shumë e mjegullt, gjë që mund të ketë kontribuar në këtë tragjedi.

Reklamë

Fillimisht policia mendoi se në avion ndodheshin tre persona, por tani është e qartë se në bord ishin dy persona. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime që rrezikojnë jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

Të dy aktualisht ndodhen në spitale. Të dielën në mbrëmje, vazhdonin ende punimet për pastrimin e vendit të ngjarjes. Shkaku i aksidentit është ende plotësisht i paqartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë