Mediat ne Greqi vijojne me serine e shkrimeve dhe analizave ne lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke, duke shprehur zhgënjim per kursin e politikes se jashtme te ndjekur nga Shqipëria. Ne nje analize per CNN grek, konsulli i nderit  Aleksandër Mallia shkruan se kryeministri Edi Rama kishte ardhur në pushtet me premtimin se do të ndryshonte kurs në marrëdhëniet midis dy vendeve, por ne fakt kjo nuk ka ndodhur. “Premtimet per te hapur nje kapitull te ri ne marrëdhëniet mes dy vendeve, gje e cila është dëgjuar shpesh vitet e fundit, me shume se reflektim është nje deshire e paplotësuar,” thekson ne shkrimin e tij diplomati grek, sipas te cilit Shqipëria e konsideron të dobët Greqinë. “Athina ka preferuar të jetojë me iluzione dhe gjithmonë ka patur vullnet për hapjen e një kapitulli tjetër me Shqipërinë. Por shikoni çfarë ndodh me Tiranën. Ajo e sheh veten më të fuqishme se Greqia dhe se raportet i beson të ndryshuara. Tirana mendon se Greqia është më e dobët pas krizës ekonomike dhe tani kërkon të përcaktojë rregullat e lojës”, shkruan Mallias. Diplomati e mbyll analizën e tij me fakti se shqiptaret nuk duhet te harrojnë se e morën statusin e vendit kandidat ne BE ne qershorit te vitit 2014 nen drejtimin e presidencës greke.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *