Subscribe

Kompania publike “Eco Tirana” ka marrë përsipër pastrimin e të gjithë zonave periferike që deri më tani i kishte detyrim privati. Kryebashkiaku Veliaj sqaroi se  megjithë presionin e bërë nga sipërmarrësit privatë që lanë koshat plot me mbetje, kryeqyteti do të bëhet më i pastër se më parë.

“Morën përsipër dy muaj para kontratës pastrimin, do ta bëjmë xixë… ata na blokuan presim mjete dhe emergejnca mund të zgjasë pak”, tha Veliaj.

Ndërkohë, të gjithë punonjësit që kujdesen për pastrimin e kryeqytetit do të kenë një rritje page dhe shpërblime së shpejti.

“Një nga gjerat që kemi luftuar është edhe puna në të zezë e atyre që bëjnë një nga punët më të ndershme dhe më të vështira të qytetit, punën e  pastrimit. Ndaj, do të vazhdoj të përpiqem që, pasi të kalojmë këtë emergjencë, të vazhdojmë me rritjen e rrogave, të vazhdojmë me shpërblimet për Vitin e Ri, për të gjithë punonjësit e Eco Tiranës, të cilët bëjnë punën më të vështirë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë siguroi se pavarësisht kësaj situate, puna do të vijojë me të njëjtin ritëm si ditën e parë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *