Tirana dhe Teuta nuk shkuan më shumë se një barazim 0 me 0 në “Selman Stërmasi” në një duel të javës së dytë të superiores.

Ndeshje e fortë dhe me prani të madhe tifozësh në kryeqytet ku pati edhe një episode që ndërpreu ndeshjen për afro 30 minuta në pjesën e parë.

Një luhatje tensioni që krijoi probleme me ndricimin e kullave të dritave, për të cilën u desh pak kohë që të vinte në vijë. Sa I takon ndeshjes, Tirana ishte më mirëm, goditi madje dy traversa dhe një shtylle por pa mundur të shënojë në porten e durrsakeve.

Për bardheblute kjo ishte pika e 4 në dy takimet e para.

Para fillimit të ndeshjes u prezantuan edhe dy blerjet e fundit Vangjeli dhe Lila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *