Subscribe

Për 30 ditë që do të zgjatë zhvendosja e nënstacionit mbrapa 15-katëshit, pjesa e qendrës dhe i gjithë rrethi përgjatë shkollës teknologjike do të kenë ndërprerje të shpeshta të energjisë. Drejtori teknik i Kompanisë së Shpërndarjes ka dalë në një deklaratë për mediat pranë nënstacionit për t’i thënë qytetarëve që ata do të lajmërohen përpara stakimeve që do të ndodhin. Petraq Lika premtoi se grupet e OSHEE-së janë të angazhuar të zgjidhin sa më shpejt defektet që mund të shkaktohen nga zhvendosja. Por ndërprerjet e energjisë elektrike të cilat lanë pa energji pasditen e së martës gjysmën e kryeqytetit nuk ka ndodhur vetëm për shkak të lëvizjes së nënstacionit. Punimet që firma të ndryshme ndërtimi po bëjnë në zonat e kryeqytetit në shtrimin e rrugëve apo riparimin e ujësjellësve kanë shkaktuar po ashtu defekte në rrjet. Stakimet e ndryshme të energjisë që do të ndodhin në kohën që pothuajse në çdo zonë të Tiranës po punohet, OSHEE thotë se i ka të pamundura t’i parandalojë. Megjithatë, kompania shprehet se në këmbim të një jete më cilësore për të gjithë banorët, duhen dhe sakrifica momentale siç janë rastet e mbrëmjes së djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *