Një apartament përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës u përfshi nga flakët paraditen e kësaj të hënë. Zjarri ka rënë në katin e katërt të pallatit shumëkatësh, ambientet të cilat shërbenin për magazinim. Menjëherë, vendin e ngjarjes shkuan dy automjete zjarrfikëse, teksa flakët krijuan panik te banorët e tjerë të pallatit. Sipas ekspertëve, dyshohet se shkak për rënin e flakëve mund të ketë qenë një shkëndije elektrike, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Gjithashtu, raportohet se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme, kryesisht ne fushën e kozmetikes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *