Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Durisht ne kryeqytet. Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i tyre u bë pas informacioneve se kishin mbjellë një parcelë me 280 bimë të dyshuara si kanabis sativa. Ne pranga ranë kryeplaku i fshatit Durisht, Myslim Spahiu, 68 vjeç, Shefqet Memoci, 64 vjeç, Zeqir Memoci, 80 vjeç dhe Fiqiri Memoci, 53 vjeç. Burime nga policia thanë se një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar me ane te djegies.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *