E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë, tre të arrestuar me kokainë

Tre persona ranë ne pranga, pasi ne mjetin e tyre u gjet nje sasi kokaine si dhe arme zjarri. Arrestimi ne flagrance ka ndodhur ne orët e pasdites ne rrugën “5 Maji” ne Tirane. Sokol Geci 22 vjeç, Eraldo Dodaj 19 vjeç dhe Pashk Teska 20 vjeç, janë kapur nga policia pas nje vëzhgimi disa ditor. Në momentin e ndalimit Sokol Geci ka nxjerrë nje pistolete e ne këto kushte, policia ka qëlluar ne ajer per neutralizim. Gjatë kontrollit në automjet, në pjesën e pasagjerit është gjetur nje qese me rreth 660 grame kokainë. Ndërsa gjate kontrolleve ne banesën e Sokol Gecit është gjetur dhe 50 gram kanabis. Mbi tre te rinjtë rendojnë akuzat e prodhimit dhe shitjes se  narkotikëve” si dhe “armëmbajtje pa leje”. 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë