Tiranë, tre persona prangosen me 32 kg tritol
Policia e Tiranës sekuestroi 32 kg tritol, ndërsa ka arrestuar tre persona. Operacioni i koduar “stacioni i fundit” çoi në pranga Kel Ndrecën 52 vjeç, Gjon Ndrecën 27 vjeç dhe Ndue Kolën 38 vjeç, te tre banues në Fan te Mirditës.
Ata u ndaluan në segmentin rrugor Fushë Krujë – Kamëz. Ndërhyrja e uniformave blu u finalizua ne kohen kur Kel dhe Gjon Ndreca po i dorëzonin sasinë e eksplozivit porositësit, Ndue Kolës.
Policia e kryeqytetit po bashkëpunon edhe me policinë e Durrësit pasi dyshohet se tritoli I sekuestruar në Tiranë, mund të jetë marrë nga depot e ushtrisë në Krujë në nëntor të 2014. Atëherë u denoncua zhdukja e nje sasie te madhe eksplozivi.
Nuk dihet ende se cili ishte destinacioni final i eksplozivit, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lendeve shpërthyese.




