Subscribe

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi I ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e “Siri Kodra”.

 

Vizion Plus mëson se shpërthimi ka ndodhur gjatë momentit që drejtuesi I mjetit shtetasi A.B., ka hapur derën e makinës. Por pavarëisht kësaj, fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime.

 

Sipas policisë,  shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani”.

 

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *