E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tiranë, sekuestrohen mallrat e ardhura nga Kina

 

Një 44 vjeçar ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi  tregtonte mallra që vinin kontrabandë nga Kina. Policia arrestoi Erand Shalen, banues në Tiranë, ndërsa në magazinën e përshtatur në banesën e tij u gjetën qindra produkte kontrabandë.

 

Shala kishte mundur te shmangte Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe vula të falsifikuara të kompanive të ndryshme. Mes produkteve të sekuestruara janë 692 kg letra të lagura me logo të ndryshme, 23 600   prerëse për thonjtë, 21 400 termometra trupi, matësa tensioni, por edhe shishe me biberon për fëmijë.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë