Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar rrugën e “Kavajës” në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.

 

Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve të Bashkisë së Tiranës ka vijuar punën këto ditë deri në orët e vona të natës, për të realizuar sa më parë mirmbajtjen e shtresave asfaltike përgjatë rrugës së “Kavajës”.

 

Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës. Ndërkohë që ndërhyrjet do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *