E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 orë më parë
Video · Vendi

Tiranë, qendër kundër terrorizmit

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, njoftoi se per here te pare ne vendin tone do te hapet nje qendër e NATO-s, e cila do te luftoje fenomenin e luftëtarëve te huaj drejt vendeve ne konflikt. Ne nje deklarate për mediat Kodheli tha se propozimi për hapjen e Qendrës së Ekselencës u miratua dhe nga 28 vendet anëtare te NATO-s. Qendra do të shërbejë për trajnimin por edhe studimin e fenomeneve të terrorizmit si dhe parandalimin e tyre. Shqipëria është një nga vendet nga e cila janë larguar persona të cilët luftojnë në vendet në konflikt. Vetëm drejt Sirisë dyshohet se janë larguar 90 shqiptarë të cilët luftojnë përkrah xhihadistëve.

Më shumë video

Reklamë