E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë, pranga 3 të rinjve

Tre persona u prangosën nga policia e Tiranës këtë të premte, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shantazhuar në muajin mars një vajzë 19-vjeçare për të mos i bërë publike fotot e kësaj të fundit në internet. Sipas uniformave blu, Sokol Kraja së bashku me dy bashkëmoshatarët e tij, dyshohen t’i kenë vënë një gjobë të majme nëpërmjet telefonit, vajzës me iniciale E. P., 19 vjeçe, pasi ata dispononin disa pamje intime të saj dhe e kërcënonin se do t’i publikonin këto pamje nëse ajo nuk paguante. Vajza bëri kallëzim në polici dhe të rinjtë u arrestuan në operacion e koduar “Hacker”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe aparati celular dhe karta sim, nga ku dyshohet se u bë kërcënimi.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë