E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë plagoset me armë 37-vjeçari

Një 37-vjeçar mbeti i plagosur ne një atentat me arme zjarri ne zonën pranë ish-stacionit te fundit te Tiranës se Re. Ai është Vilion Sakollari, me detyre shofer ne parkun e automjeteve ne Ministrinë e Brendshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.30 minuta te se premtes ne rrugën “Irfan tomini”. Mësohet se atentati ishte i mireorganizuar pasi atij i zunë prite ne hyrje te banesës. Dëshmitaret bejne te ditur se ndaj 37-vjecarit është qëlluar katër here dhe vetëm dy plumba e kane prekur ne bark dhe kraharor. Policia njoftoi se i plagosuri është transportuar fillimisht ne QSUT per te marre ndihmën e pare mjekësore e mes pas mjeket e kane dërguar ne spitalin e Traumës, pasi gjendje e tij ishte e rende. Ende nuk ka detaje për rrethanat e apo motivet e këtij sulmi por nga hetimet paraprake dyshohet se atentati ka ndodhur per shkak te detyrës se Sakollarit. Grupet hetimore shkuan ne vendngjarje dhe po punojnë per identifikimin e autoreve.

 

 

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë