E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tiranë/ Një rrugë e re në fshat, Veliaj: Punimet në zonat e thella njësoj si në qytet

Rruga e re që lidh fshatrat  Shëngjin dhe Shën Mëri në Shëngjergj, ka përfunduar, duke i ardhur në ndihmë rreth një mijë banorëve të zonës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës sjell rigjallërimin e zonave rurale por edhe një perspektivë te re zhvillimi ekonomik.

Reklamë

“Nëse shikon cilësinë se si është punuar këtu, nuk dallon fare nga punët që bëhen në qytet. Kjo është provë e standardit të barabartë. Edhe rruga e re e Krrabës solli jetë. Rruga sjell mundësi dhe unë besoj se do të rikthejë jo vetëm njerëzit që i kanë rrënjët e tyre në fshat, por jam i sigurt se do të sjellë njerëz nga qyteti që, ose duan të dalin në pension këtu, ose të hapin një agroturizëm, ose të investojnë në tokat e fshatit’, tha Veliaj.

Duke i konsideruar shembuj suksesi, Farkën dhe Dajtin ku pas investimeve, është rritur jo vetëm vlera e tokës, por edhe ekonomia e familjeve, Veliaj u shpreh se në fokus do të jenë edhe aktivitetet social-kulturore për rigjallërimin e jetës në fshatra./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë