Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO,...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Tiranë, ndërtohet kopshti më i ri në Kodër Kamëz

15 Korrik 12:47

Njësia 11, e cila administrohet nga Bashkia e Tiranës, është kthyer tashmë në një kantier pune. Shkolla të rregulluara, kopshte dhe çerdhe që janë në prag të përfundimit në Kodër Kamëz, rrugët dhe rrjeti i ujësjellësit tek Bregu i Lumit që është thuajse në përfundim, sinjalistikë moderne tek kryqëzimi i “3”-shit (shinat) etj., janë disa prej dhjetra kantiereve të punës që janë hapur në këtë këtë njësi.

 

Rimandatimi i Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, për 4 vitet që vinë, ka ngjallur më shumë shpresat e banorëve se objektet e nisura dhe ato që janë në proces, do të përfundojnë shumë shpejt, duke zbutur jo vetëm hendeqet e krijuara ndër dekada mes qendrës së Tiranës dhe periferisë, por dhe se jeta e tyre sociale do të pësojë ndryshime të dukshme.

 

Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar gjatë fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit se zonat në periferi të Tiranës do jenë në fokus të punës së tij gjatë katër viteve të ardhshme. Dhe ky premtim ka filluar që tani që të vihet në jetë.

 

“Kopshti më i ri në botë” në Kodër Kamëz.

 

Kristina Karaj është një vajzë e vogël në Kodër Kamëz, e cila thuajse çdo ditë shkon te kopshti që po ndërtohet pranë shtëpisë ku ajo banon. Ajo shkon për të parë nëse xhaxhat që punojnë aty po e mbarojnë kopshtin ku ajo ëndërron të shkojë. E shoqëruar nga gjyshja e saj Xhevrija, Kristina përpiqet mesa mundet që të ndihmojë punëtorët që ata ta mbarojnë punën sa më shpejt.

 

“E kemi kontrolloren më të rreptë”, komenton duke qeshur Idajeti, një punëtor i cili merret me meremetimet e brendëshme të kopshtit dhe çerdhes që po ndërtohet në Kodër Kamëz, pjesë e njësisë 11. “Mezi po pres që të mbaroj kopshti. E dua me ngjyrë rozë, karrige të buta dhe mure me vizatime. E dua si kopshtet që shoh në televizor’, shprehet Kristina.

 

Ndërsa gjyshe Xhevrija thekson se Bashkiaa ka bërë shumë mirë që po ndërton një kopsht të ri për fëmijët e Kodër Kamzës, që edhe ata të rriten njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

 

“Kopshti që ka qenë më parë ka qenë në kushte skandaloze. Pa ngrohje, hapësira të vogla. Fëmijet më shumë torturoheshin. Kopshti I ri është gëzim jo vetëm për fëmijët, por edhe për vetë prindërit, sidomos për çiftet e reja, të cilët duhet të shkojnë edhe në punë”, nënvizon gjyshe Xhevrija.

Punëtorët e objektit na informojnë se brenda 1 muaji kopshti dhe çerdhja në Kodër Kamëz do të përfundojë dhe pas 1 muaji Kristina nuk do të shkojë më për të parë se si po ecin punimet, por si banore e kopshtit, i cili do të jetë ashtu siç ajo e ëndërron.

 

Bregu i Lumit nis të dalë nga braktisja gjysëm shekullore

 

Gjithkujt mund t’i duket habi, por lagjija te Bregu i Lumit pjesë e njësisë 11 në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka rreth 49 vite e zhytur në harresë dhe ku nuk është vënë dorë në asnjë drejtim. E krijuar rreth viteve 1970, ajo lagje ka qenë thuajse e privuar nga të gjitha investimet qoftë në infrastrukturë, ujë kanalizime, ndriçim etj.

 

“Vetëm përmbytja ka qernë bashkëudhëtarja jonë në këto 49 vite”, shprehet Ndriçim Kasa, banor i vjetër i Bregut të Lumit.

 

Por tani kjo zonë është kthyer në një kantier pune. është drejt përfundimit rruga me dy korsi dhe shumë shpejt pritet që të asfaltohet dhe të ndriçohet. Ndërsa shtrimi me çakëll brenda lagjes ka përfundur dhe pritet që edhe atytë nisë asfaltimi. Paralelisht me punimet në rrugë është shtruar edhe rrjeti i ujësjellsit dhe tani në çdo shtëpi shkon uji.

“Dihet që rruga është zhvillim. Me përfundimin e punimeve besoj se edhe periferia jonë te Bregu i Lumit të zhvillohet e të forcohet edhe pak ekonomikisht. Do donim që bashkia gjithnjë e më shumë të jetë e vëmendshme ndaj zonave periferike me qëllim që edhe ato gradualisht të fillojnë të inytegrohen dhe të jenë pjesë natyrale e kryeqytetit”, thekson Kasa.

 

Kryqëzimi te “3”-shi (shinat)

 

“Kërthiza” e aksidenteve. Ky është epiteti që i kanë venë gjerësisht banorët e kësaj zone, një prej pikave më problematike në dalje të Tiranës, tek shkon drejt Kodër Kamzës, që në zhargon njihet te “3”-shi (shinat). Por tani aty pamja thuajse ka ndryshuar tërësisht. Bashkia e Tiranës jo vetëm ka shtruar dhe rregulluar rrugën në atë zonë, por po vendos edhe sinjalistikë moderne, duke e kthyer kryqëzimin te “3”-shi (shinat), jo vetëm një zonë më të sigurtë për makinat dhe kalimtarët, por të njëjtë me të gjithë sinjalistikën moderne të instaluar në kryeqytet.

 

Tirana ndryshon çdo ditë. Po kështu, era e ndryshimeve të thella fryn edhe në zonat periferike të saj, për të mbushur me shpejtësi hendeqe e krijuara mes qendrës dhe periferisë, ku periferia në këto 30 vite u pa më shumë si “mish për top” nga politika e bojkotit dhe e dhunës. Beteja për ndryshim ka nisur në periferi, për një Tiranë të gjeneratave të ardhshme.

 

 

 

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Bashkia Koder Kamze Kopshti

Nga e njëjta kategori

“Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në Mesdhe

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e enjte

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

më shumë...

Maturantët testohen në matematikë, provimet mbyllen në 23 qershor me lëndën me zgjedhje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.