Subscribe

Bashkia e kryeqytetit po vendos kangjella ne akset dhe kryqëzimet kryesore per te shmangur aksidentet. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se po merren masa per te disiplinuar lëvizjen e qytetareve ne rrugët brenda Tiranës, por edhe ne autostrada nëpërmjet mbikalimeve.

 

“Në të gjitha akset kryesore kemi filluar të vendosim kangjella për të diktuar vendet ku kalohet rruga. Kështu shmangim shumë prej aksidenteve që janë të shmangshme, por që shkaktohen kur qytetarët kalojnë autostradën në mënyrë të papërgjegjshme. Jemi kujdesur gjithashtu që edhe në investimet e reja, jo vetëm të vëmë këto kangjella, por ashtu si në autostradën e re në drejtim të Lundrës dhe në Unazën e Madhe të Tiranës, të kemi mjaftueshëm mbikalime, ku qytetarët të kenë një alternativë të sigurt për të kaluar rrugën pa marrë risqe të panevojshme që rezultojnë fatale në qytetin tonë.”

 

Veliaj e beri këtë sqarim gjate nje vizite ne ambientet e stacionit të shërbimit të emergjencës mjekësore “ERA”, ku prezantoi edhe nismën e re per ndërgjegjësimin e te rinjve ne lidhje me situatat emergjente.

 

“Bashkë me shërbimin ‘ERA’ dhe zjarrfikëset e Tiranës do të vijojmë fushatën tonë të ndërgjegjësimit, të edukimit dhe informimit, sidomos me nxënësit e gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare, sepse besoj që një brez i ri më i ndërgjegjshëm, që respekton më shumë jetën, është më i përgatitur të përballet me emergjencat.”

 

Bashkia ne bashkëpunim me institucionet arsimore,  do të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese dhe informuese në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e kryeqytetit për ofrimin e ndihmës në çdo lloj emergjence

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *