E martë, 3 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Vendi

Tiranë, licencohen pikat e karburantit

Aksioni i Bashkisë së Tiranës për licencimin e të gjitha pikave që tregtojnë karburant dhe gaz të lëngshëm ka dhënë frytet e para.

 

Sipas drejtuesve vendore, në një javë janë pajisur me dokumentacion 40 biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit me pakicë të karburantit. Me këto të ardhura, mund të ndërtohen dy shkolla të reja në kryeqytet, thuhet ne njoftimin e Bashkisë.

 

Reklamë

Ndërkohe aksioni u përqendrua edhe në ish komunat, sot njësi administrative të Tiranës. Bashkia thekson se, në rast konstatimi të mungesës së licencës dhe të mos shlyerjes së detyrimeve tatimore, do të bëhet bllokimi i biznesit, deri në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë