Vendi
Tiranë, krim në familje, plagos të vëllain me thikë

Dy vëllezër janë konfliktuar mes tyre, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Meme Meto” në Tiranë, ku vëllezërit për motive të dobëta janë grindur midis tyre, ku gjatë konfliktit shtetasi I. X., ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X.
I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




