E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Krim pasioni në Tiranë

Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin pasditen e kësaj të diele. I riu i identifikuar nga policia si Aldison Belulaj 23 vjeç qëlloi për vdekje me pistoletë një 21 vjeçare e më pas veten.

 

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondave në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë pranë qendrës spitalore, ndërsa të shtënat shkaktuan panik mes njerëzve.

 

Reklamë

Këto janë pamjet e para pas mbërritjes së ambulancës.

 

Dy të rinjtë u transportuan në spital, ndërsa studentja e Drejtësisë 21 vjeçarja nga Berati, Arjela Murati nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

 

Sipas policisë, shkak i krimit dyshohet të jetë bërë refuzimi për lidhje nga ana e 21 vjeçares, ndërsa Belulaj nga Fieri është në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë një plumb në kokë.

Më shumë video

Reklamë