E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tiranë, kantier gjatë verës

Ne vere kryeqyteti do te jete nje kantier ndërtimi, jo vetem ne periferi, por dhe ne zemër te tij. Me përfundimin e unazës se vogël ne mes te muajit korrik, do te nise puna ne sheshin “Skenderbej”. Kthimi i qendrës ne zone pedaonale dhe krijimi i 11 miniparqeve do te ndahet ne disa faza. Ditjon Baboci, drejtori i përgjithshëm i urbanistikes ne Bashki tregon per Vizion Plus se faza e pare do te nise nga sheshi përreth monumentit te Skënderbeut, aty ku është edhe volumi me i madh i punimeve. Lëvizja e automjeteve drejt qendrës do te jete e orientuar ne varësi te punimeve. Ndërsa unaza e vogël parashikohet t’i japë një lehtësim trafikut. Për 18 muaj sheshi”Skenderbej” do te transformohet ne nje zone vetëm per këmbësoret alternuar me hapësira ujore dhe zona te gjelbra. Paralelisht me qendrën ne pjesën veriore te Tiranës vijojnë intensivisht punimet per ndërtimin e zgjatimit te bulevardit. Referuar edhe planit urbanistik, kjo zone do t’i jape nje zhvillim te madh kryeqytetit per 30 vitet e ardhshëm. Krahas institucioneve te ndryshme, selive te ambasadave dhe godinave te banimit, ne bulevardin e ri do ndërtohet parku qendror i Tiranës dhe parkimi me i madh nëntokësor me 306 vende. Sipas projektit bulevardi i ri do ti ngjasoje Shomps Elizese ne Paris. 75 metra i gjere, me sipërfaqe te gjelbëria ne dy anët e tij, me tre korsi per automjetet dhe korsi te dedikuar për transportin publik e biçikletat. Ky projekt është edhe nje nga sfidat e Erion Veliajt per ta dorëzuar te përfunduar brenda mandatit te tij.

 

Më shumë video

Reklamë