Subscribe

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mesditën e kësaj të premteje në Tiranë. 29-vjeçari Andi Mustafaraj po pinte kafen i vetëm në ambientet e jashtme të një lokali pas zonës së ish ekspozitës kur u qëllua me tre plumba. I riu mbeti i plagosur dhe një makinë e rastit e dërgoi për në spitalin e traumës ku gjendet në rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi ne nje kohe qe lokali ishte i populluar dhe te shtënat e armeve shkaktuan panik tek klientët. Burime pranë policisë thanë se shënjestra njihet për miqësinë e tij me Elton Cicën. 36-vjeçari u ekzekutua në një lokal në fillim të këtij viti ndërsa autori i identifikuar nga policia vazhdon të jetë ende në kërkim. Policia mbërriti në vendngjarje dhe tha se Mustafaraj ka pasur një konflikt me disa persona të cilët më pas e kanë plagosur. Ende nuk dihet shkaku ndërkohë që blutë janë vënë në kërkim të autoreve te plagosjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *