Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në kryeqytet.

 

Viktima është identifikuar nga policia si shtetasi me inicialet  B. M, 65 vjeç.

 

65-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Informacion paraprak i Policisë:

Më datë 07.05.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *