E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 47 minuta më parë
Video · Vendi

Tiranë, gardisti vret bashkëshorten

Dy fëmijë ngelen jetime, pasi nëna e tyre nuk u mbijetoi plagëve të marra nga arma e bashkëshortit vrasës. 28 vjeçarja Ilda Dervishi humbi jetën ne spital, pasi u qellua me armen e shërbimit  nga bashkëshorti i saj gardist Admir Dervishi. Nene e dy fëmijëve të mitur, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Krimi i rendë ne familje ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit në rrugën e “Qelqit”, tek pallatet Derveni, në Kombinat. Sipas hetimeve të policisë, 28-vjeçarja u qëllua 4 herë nga bashkëshorti i skaj për shkaqe xhelozie. Menjëherë ne vendngjarje mbërriti policia, e cila arrestoi 29 vjecarin nga Tepelena. Dëshmitaret thane për policinë se fillimisht çifti ka pasur sherr orët e para të mëngjesit e më pas janw dëgjuar të shtënat. Policia sekuestroi një nga gëzhojat ne derën e jashtme të banesës, çka sipas tyre, konfirmon dhe tentativën e bashkëshortes për t’u larguar nga të shtënat e gardistit. Ky është krimi i dyte ne familje pas vrasjes së 49 vjeçarit Artur Kurti, mbrëmjen e së hënës.

Më shumë video

Reklamë