Rruga nacionale qe lidh Tiranën me Durrësin, do te behet autostrade. Nje kompani italiane ka dorëzuar pranë Autoritetit Rrugor projektin e fizibilitetit, i cili parashikon zgjerimin e saj me nje korsi shtese ne te dy kahet dhe nje tjetër per emergjencat. Sipas projektit, shpejtësia e automjeteve qe mund te kalojnë ne kete rruge pas rinovimit te saj, do te jete deri ne 140 km/h. Po ashtu mendohet qe gjerësia e korsive te shkoje ne 3.7 metra nga 3.5 qe është sot. Projekti parashikon qe te shpronësohen nje pjese e tokave buze këtij aksi, duke nxjerre nje shifër per shtetëzimin e tyre prej 8 milion euro. Fondi qe do te kërkoje zgjerimi i rrugës shkon ne 150 milion euro dhe autostrada do te konsiderohet si nje rruge e tipit “A”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *