Subscribe

Një 32-vjeçare ka rënë pre e zemërimit të ish-kunatit të saj, i cili ka djegur plotësisht katër automjete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.40 të mëngjesit, pranë zonës së Unazës së Re. Sipas policisë, u dogjën plotësisht automjetet tip “Nissan” dhe “Opel”,të cilat ishin në pronësi të shtetases A. A 32 vjeçe, si dhe u dëmtuan pjesërisht dy mjete të tjetra të parkuara pranë tyre, një “Mercedes Benz” e një “Skoda”. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se autor i kësaj ngjarjeje është 27 vjeçari O. M., banues në Tiranë i cili u shpall ne kërkim. Ai ka qenë i fejuari i motrës së 32-vjeçares, me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh. Uniformat blu sqaron se, objektivi i këtij shtetasi kanë qenë shkatërrimi i automjetit të shtetases A. A., dhe të bashkëshortit të saj, dy mjetet e tjera të përfshira në dëmtim ka ardhur si pasojë e përhapjes së flakëve. Ndërkohë, 32-vjeçarja është edhe pedagoge në Universitetit Bujqësor në Kamëz. Nga hetimet e para grupi hetimor thekson se zjarrvënia ka qenë e qëllimshëm, ndërsa autori mund të ketë përdorur mbi 2 litra benzinë për djegien e 4 automjeteve. Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr. Ky është rasti i dytë në kryeqytet në harkun kohor të dy javë ku janë djegur 8 automjete dhe shkak ka qenë prishja e raporteve dashurore ndërmjet çifteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *