Shoferi i një makine “BMW X6” ka rrezikuar pjesëtaret e nje familjeje, pasi mjeti ka përfunduar ne oborrin e shtëpisë private, duke çare murin rrethues. Pamjet tregojnë se makina luksoze ka shembur murin me blloqe betoni dhe gjysma e saj ka përfunduar ne pjesën e brendshme te shtëpisë qe ndodhet ne lagjen “Komuna e Parisit”.
Burime te policisë se Tiranës, thane se aksidenti ndodhi pasditen e te dielës, per shkak te shpejtësisë. Shoferi dhe nje person tjetër qe ndodhej ne makine nuk u janë bindur urdhrit te policisë, per te ndaluar ne nje postbllok, e per pasoje jane larguar me shpejtësi. Teksa forcat e rendit i jane vene pas, shoferi ka shtuar shpejtësinë, duke humbur kontrollin e duke ngecur ne murin rrethues te shtëpisë private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *