Subscribe

Një pikë karburanti afër qendrës së kryeqytetit, bënte mbushje të bombulave të gazit jashtë standardit. Ligji nuk lejon që këto lloj subjektesh të tregtojnë gaz për bombolat, por vetëm për automjetet. Megjithë lajmet e shumta të plagosjes së dhjetëra personave nga shpërthimet e gazit, qytetarët vazhdojnë të mbushin bombolat në pika të paautorizuara. E megjithatë, inspektorati, nuk ka asnjë listë për t’i treguar qytetarëve se ku duhet të shkojnë dhe të bëjnë mbushjen e bombulave. Por së paku, kreu i Inspektoratit Shtetëror këtë herë doli me një listë të subjekteve që janë bllokuar dhe gjobitur, kur nuk kanë patur autorizim të mbushin gaz. Aktualisht çdo subjekt që bën shkelje të tilla gjobitet me 500 deri në 700 mijë lek gjobë, mbyllet për 90 ditë deri në plotësimin e dokumenteve nga e para, e megjithë këto masa, fenomeni i mbushjes në mënyrë të parregullt i bombolave nuk është zbehur në gjithë këto vite. Nga ana e saj, qeveria po përgatit një vendim i cili do të forcojë më tepër rregullat, por edhe do t’i japë mundësi qytetarëve që të ndërrojnë bombolat e mbaruara me bombola të mbushura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *