Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtroi një darkë iftari për besimtarët, drejtuesit e Komunitetit Mysliman, diplomatë e deputetë, me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ky muaj, sipas Veliajt, duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë.

“Ky është një moment i veçantë që, për besimtarët është jo vetëm një moment i ndarjes nga ushqimi dhe i deprevimit, por edhe i një reflektimi të madh për një agjërim përtej vetëm vaktit, përtej vetëm ushqimeve, por edhe përtej veseve, thashethemet, përgojimit e intrigave, edhe atyre anomalive që shoqëria jonë, si çdo shoqëri tjetër, i ka, por që në momente të tilla reflekton se si mund të bëhet më e mira, si mund të ngrihet më lartë, si mund të shënjtërohet, si mund të aspirojë për diçka që është shumë herë më të dobishme se sa tundimet e jetës së përditshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu edhe mirënjohjen e tij për ata që ndihmuan në ditët e vështira të tërmetit dhe pandemisë.

“Vetëm në momente të vështira, ku Zoti na s’provoi, siç ishte tërmeti, pandemia, kuptojmë se sa kemi nevojë për njeri-tjetrin dhe sa nuk janë të ndara në mënyrë strikte punët tona. Punët tona janë më të ndërlidhura se kurrë sepse unë nuk besoj se ti mund të shërbesh në shërbimin civil ose në shërbimin diplomatik ose shërbimi shpirtëror, pa t’u lidhur fijet e shërbesës tonë me pasionin tonë me dikë tjetër”, tha Veliaj.

Me frymën e solidaritetit, bashkpëunimit dhe sakrificës, shtoi Erion Veliaj, vendi do të ecë përpara./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *