Subscribe

Ky është tregu me i ri i kryeqyteti, ku qytetaret dhe tregtaret mund te blejnë dhe shesin produktet e tyre brenda standardeve higjeno- sanitare. Përfituesit janë banoret e njësisë administrative numër 3. I pari qe ka blere ne ketë treg ka qene kryetari i bashkisë Erjon Velija, i cili përuroi edhe ambientet te reja.

“Këtu kemi pasur një treg në kushte mesjetare, ku shitej në rrugë dhe zihej e gjithë hapësira publike. Tani hapësira publike i është kthyer qytetarëve, janë vënë stola, po mbjellim pemë, që komuniteti i zonës ta shijojë si një hapësirë të re. Kemi krijuar edhe një treg dinjitoz, me ndriçim, një strehë dhe higjienë”, tha Veliaj.

Per kreun e Bashkisë Erjon Veliaj hapja e tregjeve te reja do te jete nje ndihmese me shume per te gjithë ambulantet qe sheshin me mënyre antiligjore rrugëve te Tiranës. Përfituese është edhe ajo e moshuar qe u gjobit të premten se shiste ne rruge.

“Jam i vendosur që të ndihmojmë të gjithë shitësit ambulantë. Siç kemi tregje në partneritet publik-privat si ky, 100 metra më poshtë dhe 100 metra më sipër kemi tregjet e bashkisë, që janë pa asnjë taksë, ku taksa e biznesit është zero, por ama, nëse i respektojmë këto hapësira bëjmë një qytet realisht dinjitoz, siç i ka hije Tiranës” u shpreh Veliaj.

Po gjatë kësaj të shtune, kryetari i Bashkisë së Tiranës mori pjesë edhe në aksionin për mbjelljen e pemëve në rrugën e “Kavajës”, si pjesë e punës që po vijon prej disa fundjavash për mbjelljen e 7 mijë pemëve në Tiranë. Sot në këtë rrugë u mbollën 50 pemë qershi të kuqe.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *