E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë–Athinë përplasje për Himarën

Dhuna në Këshillin Bashkiak të Himarës përplas Ministritë e Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë. Në një deklaratë shpërndarë mediave, Ministria e Jashtme shpreh keqardhjen që Greqia fqinje kërkon të instrumentalizojë aktet e padenja të kryera nga disa individë në Himarë. Sipas saj, Athina zyrtare synon te përfshije ne ketë çështje edhe respektimin e të drejtave të minoritet grek në Shqipëri. Në deklaratë thuhet se rasti në fjale po trajtohet nga organet kompetente shqiptare. Porse reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë përbën ndërhyrje të përsëritur në punët e brendshme të shtetit shqiptar dhe bie ndesh me angazhimin e Greqisë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë