E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tiranë, arrestohet autori që masakroi me thikë 30 vjeçarin  

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së shtetsasit H.H., 30 vjeç që u vra në mbrëmjen e datës 11 tetor në zonën e Kombinatit.

 

Në një njoftim për shtyp, polica bëri të ditur se Shërbimet e Komisariatit Nr.6, pas një pune intesive dhe të mirëorganizuar hetimore bën kapjen dhe arrestimin e shtetasit Muhamet Sallahi, 25 vjeç banues në Tiranë.

 

Reklamë

Policia thotë se ky shtetas në mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në Rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H.H., 30 vjeç duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen.

 

Sakaq, polica ka sqaruar se materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Shtetasi Muhamet Sallahi akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje” të parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë