Policia rrugore ne Tiranë ka vijuar edhe mbrëmjen e së shtunës aksionin për uljen e aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen. Sipas uniformave blu, 6 persona përfunduan ne pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe u pezulluan 50 leje drejtimi.
Ndërkohë, 18 leje drejtimi u tërhoqën nga punonjësit e policisë rrugore, pasi drejtuesit e automjeteve lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara në qytet. 32 leje të tjera u pezulluan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur që rezultonin poshtë normës së lejuar. Po kështu, 59 shofere u dërguan për komision dhe 17 gjoba u vendosën për mungese te rripit te sigurimit, per shkelje të semafori dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të makinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *