Subscribe

Fushatës për mbjelljen e pemëve i bashkohen administratoret e pallateve në kryeqytet, të cilët po japin cdo dite kontributin e tyre per gjelberimin e hapesirave perreth pallateve.

Siç thotë ajo fjala, “punët e mira bëhen që në mëngjes”, ndaj të gjithë u bashkuam sot që në mëngjes, që të krijojmë një minipark. Duke qenë se administrimi është kryefjalë e Bashkisë së Tiranës, mënyra më e saktë për të drejtuar qytetin është që të ndajmë rolet e administrimit. Dikush administron Bashkinë, dikush administron task-forcën e administratorëve të pallateve, dikush administron pastrim-gjelbërimin, dikush tjetër administron Njësinë Nr.5 dhe pastaj vijmë tek qeliza e fundit, e atij që administron pallatin”

Veliaj perfitoj nga rasti për t’i kerkuar qytetareve te zgjedhin sa me shpejte administratoret e pallateve, pasi ky proces sjell më shumë rregull në administrimin e problematikave të banorëve.

“U jam sot shumë mirënjohës të gjithë kolegëve që kanë punuar që Tirana të jetë kryesisht e mbuluar me administratorë. Nëse ka banorë që ende nuk e kanë, nxitoni ta zgjedhim! Nëse nuk e zgjidhni dot, mund t’ua caktojë Bashkia, por e rëndësishme është që çdo shtëpi të ketë një zot dhe jam shumë i lumtur sot që gjithë ky grumbull pallatesh te “Komuna e Parisit” ka një administrator, një zot, pastërti dhe thirrja për banorët është: Administratori nuk është vetëm roja i derës, por është roja e derës, kamera, ashensori, pastrimi, ndriçimi dhe në raste si ky i sotmi, edhe gjelbërimi dhe krijimi i një miniparku dhe i një minilulishteje përballë pallatit”

Fushata per mbjelljen e pemeve ne tirane, perfundon ne date 22 prill te ketij viti, ndaj Veliaj kerkoi bashkepunimin e te gjitheve, per te vijuar me gjelberimin dhe per te permiresuar jetesen e qytetareve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *