Bashkia e Tiranës zyrtarizoi vendimin që nga janari i vitit që vjen, pensionistët të udhëtojnë falas në linjat urbane.
Që kjo të realizohet, pensionistët duhet të paraqiten pranë njësive administrative ku banojnë, për të kryer një procedurë regjistrimi, duke nisur nga dita e hënë e më pas.
Të moshuarit do të pajisen me një biletë mujore. Përfitues janë ata individë që kanë mbushur moshën 60 vjeç. Për çdo udhëtim, pensionistët duhet të kenë me vete abonenë mujore si dhe kartën e identitetit.
Abonetë do të tërhiqen në pika të posaçme që Bashkia do t’i njoftojë më vonë. Nga nisma e kryebashkiakut Veliaj përfitojnë afro 177 mijë pensionistë në Tiranë. /vizionplus.tv





