Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj,...

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas...

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela për popullin...

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur 6 vendime...

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në...

Anija me rreth 270 persona përmbytet në ujërat e...

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e banorëve refuzuan...

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania...

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon...

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i...

Tiranasit më të rinjtë e vendit, të vjetrit në jug

22 Janar 09:34

Tirana është qarku ku është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë së vendit dhe njëkohësisht më e reja. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se qarku i Tiranës ka popullsinë më të re në Shqipëri me një moshë medianë 34,7 vjet. Së bashku me Dibrën dhe Kukësin, ato përbëjnë qarqet me popullsinë më të re në vend, ndjekur nga Durrësi. Mosha mediane në Shqipëri në 2018-n vlerësohej diçka më shumë se 36 vjet dhe të katërta këto qarqe kishin një moshë mediane më të vogël se mesatarja kombëtare.

Nga ana tjetër, qarku i Gjirokastrës ka popullsinë më të vjetër në vend me një moshë medianë 39,4 vjet, ndjekur nga qarku i Beratit, me një moshë mediane mbi 38 vjet dhe qarku i Vlorës me po të njëjtën moshë.

Mosha medianë e popullsisë përfaqëson moshën në të cilën gjysma e popullsisë është më e re dhe gjysma tjetër është më e vjetër.

Struktura e popullsisë dhe raportet e varësisë

Në vitin 2018, në Shqipëri kishte 500.192 të rinj të moshës më pak se 15 vjeç dhe 396.188 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë. Në Shqipëri, popullsia në moshë pune, njerëz të moshës 15 deri 64 vjeç, ishin 1.969.996 gjatë të njëjtit vit.

Siç mund të shihet nga shpërndarja e popullsisë, në tre grup-moshat kryesore, për çdo qark ka një numër më të madh të të rinjve në krahasim me të moshuarit. Prandaj, raporti i varësisë së të rinjve është më i lartë se raporti i varësisë së të moshuarve në çdo qark. Qarqet me raport më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, me përkatësisht 32,1 dhe 31,0 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri në 64 vjeç.

Ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë ato të Vlorës dhe Gjirokastrës, përkatësisht me 22,7 dhe 23,2 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Lezhës dhe Gjirokastër, të dy me rreth 21,7 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Korçës dhe Tiranës, përkatësisht me 19,2 dhe 19,4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç.

Parashikimet e zymta të popullsisë, mosha mesatare 61 vjeç

Sipas një skenari normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë sipas projeksioneve të OKB-së shkon në vitin 2050 në 50.1 vjeç dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç.

Në skenarin pesimist me vijimësi të emigracionit dhe rënie të lindshmërisë, mosha mesatare e popullsisë arrin në 79.1 vjeç në vitin 2010 dhe gjithsej popullsia banuese brenda Shqipërisë arrin në 512 mijë banorë.

Mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë do të rritet me ritme më të shpejta se vendet e tjera të grupit të Europës Jugore me dy ose tre fish./Monitor

 

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
Jug Popullsi Te Rinj Tirana

Nga e njëjta kategori

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë një 20-vjeçar! Të plagosurit nisen drejt Traumës me helikopter

më shumë...

Makina bie në greminë në Kurbnesh të Mirditës, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

më shumë...

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët e vegjël dhe të moshuarit

më shumë...

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:37

Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre...

6:19

Makina bie në greminë në Kurbnesh të...

5:57

VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të...

5:40

Nuk dorëzohen lehtë! 3 shenjat e horoskopit...

5:21

Trump: Nafta është një dhuratë nga Venezuela...

5:06

Fluks nga virozat në spitale, dominojnë pacientët...

4:35

Zjarri del jashtë kontrollit në Mat, flakët...

4:15

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita ka goditur...

4:03

Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e...

3:46

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së...

3:06

Anija me rreth 270 persona përmbytet në...

2:32

Islanda i thotë “jo” BE-së, shumica e...

2:17

57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të...

2:05

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë,...

1:49

“Shpresë për zgjidhjen e krizës”, Haxhiu: Besoj...

1:44

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti...

12:54

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në...

12:27

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën...

12:19

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval...

12:09

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.