Subscribe

Tirana është përzgjedhur nga Organizata e Kombeve Te Bashkuara si një ndër 10 qytetet me performancën më të mirë financiare. Kryebashkiaku Erion Veliaj mori pjesë ne konferencën “Ura për Qytete” në Vienë ku u diskutua mbi platformat urbane dhe bashkëpunimeve të ndërsjella mes kryeqyteteve.

 

Erion Veliaj: “Vërtet nuk jemi qytet i pasur, por krahasuar me atë që gjetëm dhe atë ku jemi sot, së bashku kemi bërë shumë. Jam shumë krenar për qytetarët e Tiranës, që e trajtojnë qytetin si familjen e tyre. Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”

 

Veliaj prezantoi disa nga nismat e ndërmarra nga bashkia dhe tha se institucioni po aplikon për tu licencuar si operator ekonomik.

 

“Po aplikojmë pranë qeverisë shqiptare që të licencohemi si operator i një zone të lirë ekonomike. Është një zonë që kemi përzgjedhur në Kashar, rreth 60-70 hektarë, të cilën duam t’ua ofrojmë kompanive që duan të zgjerojnë kapacitetet e tyre, kryesisht për kapanone dhe për linja prodhimi”

 

Bashkia e Tiranës pritet që të jenë një operator i rëndësishëm edhe në fushën e energjisë, një nismë që synon të nxisë shumë prej projekteve të tjera si transporti publik elektrik.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *